Mijëra protestues në Madrid kundërshtojnë suspendimin e planit kundër ndotjes së ajrit
30 qershor 2019
| 15:42
Mijëra protestues kanë vërshuar rrugët e Madridit të shtunën, në kundërshtim të vendimit të kryetarit të ri konservativ për të kthyer mbrapsht ndalesat e ndotjes së ajrit nga veturat.
Partia Popullore ka iniciuar një protestë në kundërshtim të pezullimit të ndalesës ndaj veturave diesel në qendër të Madridit, raporton “Rel”.
Kjo politikë siguron që qyteti përshtatet me rregullat e Bashkimit Evropian për ajër të pastër.
Për ngasësit që nuk i kanë zbatuar rregullat, janë dhënë dënime.
Kryetari i ri me mbështetjen e partive të tjera, ka kundërshtuar planin e njohur si “Madridi qendror”.
Në temperatura të larta, protestuesit me pankarta “dua të marrë frymë”, kanë dalur në rrugët e kryeqytetit spanjoll, duke bërë thirrje për rivendosje të ndalesës.