178 pacientë, për 24 orë në Klinikën Emergjente
10 janar 2019
| 10:25
Gjatë 24 orëve të fundit, 178 persona kanë marrë shërbimet e nevojshme mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
42 prej tyre, janë trajtuar në dhomën e reanimimit, ndërsa kishte edhe 26 raste kirurgjike, 80 internistike dhe 26 ortopedike, raporton “Epoka e re”.
15 persona kanë marrë ndihmë mjekësore, si pasojë e aksidenteve në trafik.
Për mjekim të mëtutjeshëm, në klinikat e QKUK-së, janë pranuar 32 pacientë.