18 aktakuza kundër 22 personave në 24 orët e fundit
07 dhjetor 2020
| 12:37
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër njëzetedy (22) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, ky institucion ka njoftuar se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar.