18 ekspertë japin parashikimin e tyre për fundin e pandemisë në SHBA
Ekspertët e sëmundjeve infektive nuk janë të sigurt se sa do të zgjasë pandemia e koronavirusit, por shumë janë dakord se më e keqja nuk ka ardhur akoma për SHBA-në.
Javën e kaluar, vendi pa se rastet e tij ishin rritur më shumë se 40% në vetëm 24 orë. Këtë javë, numri i rasteve të përditshme vazhdon të rritet – madje ndërsa amerikanët praktikojnë distanca sociale duke punuar nga shtëpia, duke kufizuar ekskursionet në natyrë dhe duke qëndruar 2 metra larg njëri-tjetrit.
Për të përcaktuar se kah po shkon SHBA, 18 studiues të modelimit të sëmundjeve infektive zhvilluan parashikimet e tyre për mënyrën se si shpërthimi mund të evoluojë në muajt e ardhshëm.
Kështu, siç shkruan Business Insider, ata vlerësuan se vetëm 12% e të gjitha rasteve të coronavirusit (përfshirë ato asimptomatike) ishin raportuar në SHBA me 15 mars, që do të thoshte se rreth 29,000 infeksione kishin mbetur të padiagnostikuara deri në atë kohë.
SHBA ka raportuar më shumë se 69,000 raste dhe më shumë se 1.000 vdekje që nga e enjtja.
Mesatarja e parashikimeve të studiuesve sugjeron që virusi mund të vriste rreth 195,000 njerëz në SHBA deri në fund të vitit, por ai numër ndryshon shumë në varësi të modelit.
Dhe modeli më ekstrem parashikoi që deri në 1.2 milion njerëz mund të vdisnin.
Për krahasim, një sezon tipik i gripit në SHBA vret midis 11,000 dhe 95,000 njerëz, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Jo të gjitha vdekjet nga koronavirusi që modelet parashikojnë, megjithatë, do të burojnë domosdoshmërisht nga shpërthimi i tanishëm.
Studiuesit thanë se një valë e dytë e infeksioneve ka të ngjarë të ndodhë në vjeshtë, diku midis gushtit dhe dhjetorit.
Mundësitë e kësaj ndodh, thanë ata, janë rreth 73%.
Por modeli më ekstrem nuk është ky – pasi modele të tjera parashikojnë kanë dhënë projeksione edhe më shqetësuese.
Më 16 mars, epidemiologët në Imperial College të Londrës lëshuan parashikime se si masat distancuese sociale mund të ngadalësojnë përhapjen e virusit në SHBA.
Ata parashikuan që 2.2 milionë në SHBA mund të vdisnin nëse nuk bëheshin përpjekje për të kontrolluar shpërthimin.
Sipas këtij skenari, numri i të vdekurve do të arrinte në fund të majit ose fillim të qershorit dhe rreth 81% e popullsisë amerikane përfundimisht do të infektoheshin.