18 elefantë gjenden të vdekur në Indi

14 maj 2021 | 16:40

Autoritetet po përpiqen të përcaktojnë se si 18 elefantë të egër aziatikë vdiqën në një cep të largët të veri-lindjes së Indisë.

Elefantët, u gjetën të ngordhur në rezervatin e mbrojtur të pyjeve Kondali në shtetin e Assam, tha Jayanta Goswami, një zyrtar i jetës së egër, për “Associated Press”.

Rojtari i pyjeve të enjten gjeti 14 elefantë të ngordhur në majë të një kodre dhe katër në fund të saj, raporton The Guardian.

Zyrtarët e pyjeve dhe një ligjvënës lokal, i thanë AFP-së se ata besonin se elefantët vdiqën pasi rrufeja goditi pyllin.

Por Soumyadeep Datta, një aktivist mjedisor i “Nature’s Beckon”, tha se kjo nuk ishte e mundur, bazuar në imazhet e shpërndara në mediat sociale.

“Helmimi mund të jetë shkaktar i vdekjes së elefantëve”, tha Datta. “Ne duhet të presim për raportin e autopsisë, të cilin departamenti i pyjeve do ta bëjë së shpejti.”

India është shtëpia e gati 30 mijë elefantëve. Rreth 6 mijë ose më shumë elefantë të egër aziatikë jetojnë në Assam.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
15.05.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…