18 familjarëve të gruas së zhvarrosur në Istog testi për COVID u doli negativ

20 prill 2020 | 09:07

Besart Dreshaj, koordinator i Shtabit Emergjent në Istog, ka njoftuar se 18 personave nga kjo komunë të cilëve u është bërë testi për COVID u ka dalë negativ.

“Nga po e njëjta familje me 15.04.2020 janë testuar edhe 16 familjarë të tjerë të cilët po ashtu kanë rezultuar negativ. Po ashtu edhe 6 anëtarëve të familjes Binakaj nga Studenica sot i janë marr mostrat për testim dhe jemi në pritje të rezultateve. Ndërsa për personin nga fshati Orroberdë dhe dy personave të tjerë nga fshati Cerkolez, pritet nesër t’i marrin mostrat për testim”, ka shkruar ai.

Sipas tij, personeli shëndetësor i QKMF-së dhe policia kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me këto familje, e cila është udhëzuar për vetizolim. “Dje kemi pranuar informatë që me vendim të prokurorisë viktima e cila ka ndërruar jetë ditë më parë është zhvarrosur për t’iu bërë autopsia”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllai i deputetes së Kuvendit të Kosovës nga partia Lëvizja…