18 gra shtatzëna dhe 9 fëmijë me Covid-19 të shtrirë në QKUK

10 shkurt 2022 | 11:30

Gjatë këtij viti është rritur numri i qytetarëve të infektuar me Covid-19.

Me rritjen e numrit të personave të infektuar me virus është rritur edhe numri i pacientëve të hospitalizuar për shkak të këtij virusi.

Sot 192 pacientë janë duke u trajtuar në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Në mesin e tyre duke marrë trajtim janë edhe 18 gra në Klinikën e Gjinekologjisë dhe 9 fëmijë në Klinikën e Pediatrisë.

“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) në trajtim mjekësor janë 192 pacientë, prej tyre 182 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 8 pacientë të negativizuar dhe 2 të tjerë të pakonfirmuar. 125 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 11 pacientë”, ka njoftuar nga ShSKUK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familjarë, zyrtarë shtetërorë e qytetarë kanë bërë homazhe te varri…