Më 18 korrik liderët shtetërorë të Kosovës takohen me Mogherinin 

13 korrik 2018 | 18:00

Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe zëvendëskryeministri, Dardan Gashi, sot gjatë një takimi të përbashkët, kanë vendosur që të mërkurën, më 18 korrik, të takojnë Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini në Bruksel.

Në komunikatën e Qeverisë është thënë se udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës, do t’i konfirmojnë znj. Mogherini përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për dialog me Serbinë si dhe përkushtimin dhe angazhimin tyre për përfshirjen e opozitës në dialog, respektivisht krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kupa e Botës 2022 do të luhet në fund të…