18 makina përfshihen në aksident, vdesin 9 fëmijë dhe një i rritur në SHBA
21 qershor 2021
| 13:14
Nëntë fëmijë dhe një i rritur kanë humbur jetën në një aksident në SHBA, ku u përfshinë 18 automjete në shtetin e Alabamas të goditur nga stuhia.
Mosha e fëmijëve varionte nga nëntë muaj deri në 17 vjeç, thanë zyrtarët, ndërsa automjetet kishin humbur kontrollin.
Viktimat e tjera ishin në një autobus që i përkiste Tallapoosa County Girls Ranch, një shtëpi strehimi për vajzat e braktisura, të lëna pas dore ose të abuzuara. Më i vogli ishte katër vjeç.
Një kalimtar i rastit tërhoqi drejtuesin e autobusit për në siguri dhe më pas u përpoq të shpëtonte fëmijët, megjithatë autobusi tashmë ishte përfshirë nga tymi dhe flakët.
Stuhia tropikale Claudette ka shkaktuar përmbytje të mëdha dhe tornado, duke shkatërruar dhjetëra shtëpi në Alabama.