18 mbrëmë në Kosovë, 18 sot në Shqipëri me Covid-19
15 maj 2020
| 11:28
Ashtu si dje, edhe sot Shqipëria ka regjistruar 18 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.
Numri i përgjithshëm i të infektuare në vend ka shkuar në 916 persona.
Virusi ka shënuar sërish përhapje në Durrës, Tiranë, Berat dhe Krujë.
“Në Durrës janë identifikuar shtatë raste në një fasoneri, kontakte të një rasti pozitiv. Janë pesë raste të reja në Berat, katër raste në Tiranë dhe dy në Krujë, të gjitha kontakte”, ka njoftuar para pak çastesh Silva Bino, përgjegjëse e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik.
Në gjithë Republikën e Shqipërisë janë testuar mbi 12 000 persona.
(B. D.: ‘Epoka e re’)