
18 muaj heshtje: Pse duhet të ndryshojë fokusi i dialogut? (video)
21 mars 2025
| 12:39
Tetëmbëdhjetë muaj pa një takim të nivelit të lartë – dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vendnumëro.
Me të dyja vendet të përfshira nga sfidat e brendshme, marrëveshja përfundimtare duket e largët, raporton Rel.
Analistët argumentojnë se bashkësia ndërkombëtare duhet të shtyjë përpara njohjen reciproke mes tyre, jo thjesht normalizimin e marrëdhënieve, dhe të ketë një plan B nëse dialogu dështon.