18 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Gjakovës

12 korrik 2020 | 11:26

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë janë duke u trajtuar 18 pacientë të prekur me Covid-19.

Siç thuhet në njoftimin e spitalit, nga 18 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv,  9 pacientë janë me oksigjen kohë pas kohe.

Njoftimi i plotë:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë date 12.07.2020 po trajtohen 18 pacientë me Covid-19 POZITIV,

•Sipas raportit 24 orësh nga ekipa kujdestare janë të hospitalizuar 42 pacientë:

•Janë 18 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv, nga këta 9 pacientë janë me oksigjen kohë pas kohe

•Ne pritje të rezultati të testit janë 24 pacientë.

KUJDESU PËR VETEN PËR FAMILJEN E SHOQËRINË!

☑️Bartja e maskave mbetet obligative !

☑️Vazhdoni të mbani distancën fizike !

☑️Lani duart me kujdes disa herë në ditë!

Ju faleminderit për mirëkuptim!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maurizio Sarri e ka quajtur të drejtë baraziminrezultatin 2-2 ndaj…