18 pacientë pozitivë me Covid trajtohen në spitalin e Vushtrrisë
05 gusht 2020
| 11:05
Në spitalin e përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri janë duke u trajtuar 28 pacientë prej tyre të intubuar janë katër dhe në oksigjen janë 18.
Ndërsa të konfirmuar pozitiv me Covid-19 janë 18 pacientë, 10 prej tyre janë në pritje të rezultatit, eventualisht të testimit.
Po ashtu ka të infektuar edhe nga stafi mjekësor, infermierik, administrativ e teknik, në pëgjithësi janë 9 të infektuar.