18 raste pozitive me Covid në Shqipëri

13 nëntor 2022 | 17:19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtës Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-covid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anti-covid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid-19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 292 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 18 qytetarë, në këto Bashki:

10 në Tiranë, 3 në Sarandë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Durrës, Lushnje, Gjirokastër, Dimal.

Janë 183 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin Covid-13 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,252 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 13 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 18

Të shëruar në 24 orë 21

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 292

 

Testime totale 2,002,921
Raste pozitive 332,029
Raste të shëruara 328,252
Raste Aktive 183
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 135
Vlorë 18
Fier 8
Gjirokastër 9
Durrës 4
Elbasan 3
Berat 3
Shkodër 1
Lezhë 1
Dibër 1

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roma nuk u kthye dot te rezultatet pozitive, teksa sot…