18 raste pozitive me Covid në Shqipëri
16 nëntor 2022
| 20:27
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 558 testime, prej tyre pozitivë me COVID-19 kanë dalë 18 persona.
Atje aktive me koronavirus janë 201 raste, derisa numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 332,088.
Të shëruar janë 328,293 qytetarë, si dhe të vdekur janë 3,594 njerëz.