18 raste të reja me Covid në Kosovë
21 tetor 2021
| 15:01
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 2.198 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar edhe 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.106.
Në total numri i rasteve aktive me Covid është 510.