![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/01/omicron-covid-19-sarampion.jpg)
18 raste të reja me Covid në Kosovë
23 prill 2022
| 15:04
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 689 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar edhe 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.382.
Në total numri i rasteve aktive është 433.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 167 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.322 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.740 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.166 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.