18-shja e PDK-së, Ariana Musliu- Shoshi në Suharekë: Bizneset do të kenë mbështetje të pakushtëzuar nën udhëheqjen e Bedri Hamzës si kryeministër

24 janar 2025 | 15:35

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Ariana Musliu-Shoshi ka vizituar bizneset e qytetit të Suharekës, ndër to dhe Poliklinikën “Ada Dent” dhe stafin e jashtëzakonshëm të kësaj klinike.
Musliu-Shoshi ka thënë se bizneset e tilla, që ndërtojnë standarde dhe ofrojnë shërbime cilësore, do të kenë mbështetje të pakushtëzuar nën udhëheqjen e Bedri Hamzës si kryeministër.
Musliu Shoshi po ashtu ka pohuar se me vizion dhe përkrahje të palëkundur, së bashku do ta ndërtojnë një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar.
“Nder të takoj Dr. Agron Bytyqin, Dr. Diturije Bytyqin dhe stafin e jashtëzakonshëm të Poliklinikës “Ada Dent” në qytetin e Suharekës, një ekip me përvojë shumëvjeçare dhe përkushtim të rrallë ndaj shendetit të qytetarëve tanë. Biznese të tilla, që ndërtojnë standarde dhe ofrojnë shërbime cilësore, do të kenë mbështetje të pakushtëzuar nën udhëheqjen e Bedri Hamzës si kryeministër. Me vizion dhe përkrahje të palëkundur, së bashku ndërtojmë një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 31, Hajdar Beqa,…