18-shja e PDK-së, Musliu-Shoshi takohet me strukturat e PDK-së në Junik: Bashkë për një Kosovë më të mirë!

25 janar 2025 | 22:44

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, është takuar me strukturat e kësaj partie në Junik, me të cilat pati një diskutim tejet produktiv.

Përveç se u prezantua program qeverisës, Musliu-Shoshi dhe junikasit patën mundësinë të flasin për sfidat, prioritetet, shqetësimet dhe propozimet e qytetarëve për të ardhmen e Kosovës.

“Juniku është shembull i potencialit për politika që sjellin ndryshim.

Bashkë për një Kosovë më të mirë!”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Musliu-Shoshi bartë numrin 18 në listën e PDK-së.

Ky është njoftimi i plotë i saj:

“Sot në Junik pata kënaqësinë të takoj strukturat e PDK-së, diskutuam për sfidat e prioritetet, duke theksuar rëndësinë e nevojës për ta bërë Kosovën më mirë.

Juniku është shembull i potencialit për politika që sjellin ndryshim”.

Bashkë për një Kosovë më të mirë! #ARIANA18

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…