18 sulme me tritol brenda vitit në Shqipëri, dje u shënua viktima e parë

12 qershor 2022 | 13:16

Plot 18 raste sulme me tritol ka brenda këtij viti në Shqipëri. Ndërsa atentati i të së shtunës ndaj Aleksandër Sadikaj është i pari me pasoja në njerëz.

27-vjeçari humbi jetën mesditën e së shtunës pasi makina e tij tip “Volkswagen” shpërtheu gjatë lëvizjes nga tritoli i vendosur në të.

Në 4 raste eksploziv është vendosur në automjete apo banesa të policëve.

Profesori i kriminologjisë Ervin Karamuço në një intervistë që pati dhënë disa ditë më parë për Euronews Albania, e pati e cilësuar situatën alarmante.

Sipas tij duhet bërë një inventarizim i tritolit dhe një hetim që do të zbulojë se nga sigurohet kjo sasi eksplozivi.

Aleksandër Sadikaj doli fillimisht me shenja jete, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

11 vitet e fundit, Sadikaj është shpallur në kërkim nga tre komisariate të ndryshme dhe është arrestuar një herë në vitin 2011.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani 12 Qershor 1999! Kapitullimi i Serbisë pushtuese në…