18 të infektuar me Covid-19 në klubin francez

27 tetor 2020 | 16:35

Lens po kalon një moment të vështirë për shkak se shumë lojtarë dhe pjesëtarë të stafit kanë dalë pozitivë pas tamponit për Covid-19. Fillimisht ishin 13 të infektuar, prej të cilëve u shty ndeshja e fundjavës kundër Nantes.

Në testet e fundit që Lens ka bërë, ka mësuar se numri i të infektuarve është edhe më i madh. 18 pjesëtarë kanë rezultuar pozitivë, 11 lojtarë dhe 7 pjesëtare të stafit.

Kështu ndeshja e radhës e Lens, e programuar të zhvillohet të premten kundër Marseille, është në rrezik për t’u luajtur. Me kaq shumë të infektuar, frika është e madhe është se mos edhe ndonjë lojtar tjetër i prekur me Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbështetja që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri ndaj thirrjeve…