18 të vdekur nga moti i ftohtë në SHBA
07 janar 2018
| 11:22
Në malin Uashington në Nju Hampshër, që është goditur nga erërat me shpejtësi deri në 180 kilometra në orë, është temperatura e perceptuar prej -73 gradë celsius, duke e bërë këtë territor njërin prej vendeve më të ftohta në tokë.
Temperatura aktuale atje është -38 gradë celsius.
Gjatë pak ditëve të kaluara raportohet se nga moti i ftohtë dhe me borë kanë vdekur së paku 18 vetë.