18 teste para Olimpiadës, një me shikues
31 mars 2021
| 11:43
Organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” kanë bërë me dije se duke nisur nga data 3 prill do të organizojnë 18 teste për të parë se si po shkojnë përgatitjet për këtë ngjarje që nis më 23 korrik.
Këto teste do të vijojnë deri në maj, ku do të kryhet edhe një test gjeneral me një numër të limituar spektatorësh në Tokio, në sportin e atletikës.
17 nga 18 teste do të kryhen në Tokio dhe përfshijnë ngjarje në disiplina të ndryshme sportive. Vetëm një test nuk do të kryhet në Tokio, në Saporo, ku do të organizohet edhe maratona. Në këto 18 teste do të shihet se si do të aplikohen procedurat anti-Covid për organizimin e garave. Gjatë këtyre dy muajve do të kryhen teste në sportet e pishinës, sallave të mbyllura dhe atyre të hapura.