18-vjeçari krijon krahë protezë me lodrat e fëmijëve
22 dhjetor 2017
| 10:29
Një adoleshent shumë inteligjent ka arritur të realizojë një shpikje mahnitëse për t’i ardhur në ndihmë vetes. I lindur me krahë të pazhvilluar, David Aguilar nga Andora vendosi të mos i nënshtrohet fatit.
Ai krijoi një krah protezë për t’i ardhur në ndihmë vetes. Krahu protezë është krijuar me lodra të fëmijëve dhe është aq i fuqishëm saqë mund ta përdorë për të mënjanuar sende.