18 vjeçarja e cilësuar si yll TikTok-u, i jep fund jetës
12 shkurt 2021
| 11:07
Dazharia Shaffer, sipas prindërve të saj, kishte probleme me shëndetin mendor.
“Fatkeqësisht nuk është më me ne. Nuk isha i përgatitur për të varrosur fëmijën tim. Do doja shumë të më kishte folur për streset e saj dhe për mendimet e vetëvrasjes. Mund ta kishim kaluar bashkë këtë”, shprehet Raheem Alla, i ati i 18-vjeçares.
Një ditë para vdekjes ajo la disa mesazhe tronditëse.
“E di që po ju acaroj të gjithëve, por këto janë postimet e mia të fundit. Mos u gënjeni nga make up-i, jam e shëmtuar në jetën reale”, shkruante vajza që ndiqej nga 1.5 mln persona.