18 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga
Më 30 nëntor 2005, Gjykata e Hagës e shpalli të pafajshëm ish-luftëtarin e UÇK-së, Fatmir Limaj-Çeliku, nga akuzat për krime lufte.
Njëri ndër komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga një proces gjyqësor i gjatë një vit, ishte shpallur i pafajshëm për aktakuzat e ngritura ndaj tij.
Fatmir Limaj, aso kohe deputet në legjislaturën e parë të Kuvendit të Kosovës dhe shef i grupit parlamentar të PDK-së ishte arrestuar nga Tribunali i Hagës në shkurt 2003 nën akuzat për krime lufte.
Më 1 dhjetor 2005, Fatmir Limaj kishte arritur në Aeroportin e Prishtinës ku ishte pritur nga liderë të lartë politikë. Në pritje të tij kishin dalë të gjithë bashkë komandantët e UÇK-së, si Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, Azem Syla, Sylejman Selimi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Ramë Buja dhe Agim Çeku.
Në pritje kishin dalë edhe mijëra qytetarë për të festuar, për atë që ata e kanë quajtur fitore të drejtësisë ndërkombëtare dhe luftës së pastër të UÇK-së.