​18 vjet nga mbarimi i bisedimeve për statusin e Kosovës

10 mars 2025 | 08:10

Në Vjenë të Austrisë, më 10 mars 2007, mbaruan bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve pa marrëveshje.

Të pranishëm ishin krerët e Kosovës Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha dhe të tjerë, si dhe të dërguarit e Serbisë Boris Tadic, Vojislav Kostunica dhe të tjerë, si dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari, raporton KosovaPress.

Ahtisaari shprehu keqardhje që nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Ai gjithashtu njoftoi se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do t’i dërgohej Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fund të këtij muaji.

Albert Rohan, bashkëpunëtor i Martti Ahtisaarit, i dorëzon OKB-së propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës, më 15 mars 2007. Plani direkt propozon pavarësi për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Trump beson se udhëheqja e Ukrainës është “gati të…