18-vjetori i vrasjes së Tahir Zemajt, Hoti: Drejtësia duhet të vendoset

04 janar 2021 | 12:35

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përkujtuar kolonel Tahir Zemajn, në 18-vjetorin e vrasjes së tij.

Hoti ka thënë se Zemaj ishte ushtarak profesionist i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

“18 vjet më parë, u vra Kolonel Tahir Zemaj, bashkë me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin. Kolonel Zemaj ishte ushtarak profesionist i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, i dëshmuar në betejat e Loxhës, Llukës, Junikut, lugut të Baranit, në shpëtimin e banorëve nga masakra e përgatitur në rrethimin e Isniqit dhe të tjera. Drejtësia duhet të vendoset. Ideatorët dhe vrasësit duhet të marrin dënimin e merituar. Lavdi jetës dhe veprës së Heroit të Kosovës, jolonel Tahir Zemaj!”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë bërë 18 vjet nga vrasja e kolonel Tahir…