![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/06/covid-kosova.jpg)
184 raste aktive me Covid në Kosovë
17 qershor 2021
| 15:09
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raste aktive me Covid në Kosovë janë 184.
Nga 1.848 testime në 24 orët e fundit, dhjetë qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar edhe 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.186.