![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/07/fredy-guarin-1454507495-4903.jpg)
Guarin përgatit rikthimin në Itali
20 korrik 2019
| 09:27
Fredy Guarin la Interin në janarin e vitit 2016 dhe u transferua në kampionatin kinez.
Mesfushori kolumbian ka ndërprerë pas 3.5 vitesh bashkëpunimin me Shanghai Shenhua dhe tani është një lojtar i lirë. 100 ndeshje dhe 28 gola janë shifrat kineze të 33-vjeçarit, i cili pritet të rikthehet në Serie A.
Guarini ka qenë pjesë e Interit për katër sezone, ndërsa tani mund të transferohet tek ekipi i Genoas.