U përfol për divorc, Inva Mula poston foton e rrallë me të shoqin
21 korrik 2019
| 13:23
Sopranoja e mirënjohur Inva Mula ka vendosur të reagojë ndaj lajmit se është ndarë nga bashkëshorti Hetem Ramadani, jo vetëm me anë të një reagimi publik, por edhe me postimin e një fotografie. Ajo shihet në të në krahët e të shoqit, e qeshur dhe me një buqetë me lule, me shumë gjasa të marra pas një koncerti. Mula duket se kërkon të japë mesazhin se martesa e saj po ecën shumë mirë.
Risjellim në vëmendje se pak ditë më parë sopranoja u prononcua në emisionin “I ftuari” se lajmi i divorcit me shumë gjasa është shkruar për t’i bërë antireklamë një festivali që ajo do të mbajë në Korçë përgjatë pesë ditëve, duke filluar nga data 24 korrik.