185 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente
30 janar 2019
| 12:17
Rreth 185 kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas raportit të punës, 17 pacientë janë trajtuar në dhomën e reanimimit (dhoma e kujdesit të avancuar emergjent).
Brenda kësaj periudhe kohore, gjithashtu, janë trajtuar 39 raste kirurgjike, 85 internistike dhe 39 ortopedike.
Pesë pacientë kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente trafiku.
Me udhëzim të mjekëve specialistë, 24 persona janë shtrirë në klinika të ndryshme të QKUK-së për ta vazhduar trajtimin.
/Epoka e re/