Davorin Nakiq në Kosovë për Evropianin e femrave
05 gusht 2019
| 21:41
Kampionati Evropian i Divizionit B për femra U20 po vazhdon ndeshjet interesante.
Në këtë Evropian do të ketë edhe disa mysafirë specialë, ku më 7 dhe 8 gusht do të qëndrojë presidenti i FIBA Evropës, Turgay Demirel. Por, do të ketë edhe disa mysafirë të tjerë specialë. Nga 7 deri më 10 gusht në Prishtinë do të qëndrojë Davorin Nakiq, shef i Departamentit të Gjyqtarëve të FIBA Evropës.
Nakiq gjatë katër ditëve sa do të qëndrojë në Kosovë, do ta monitorojë Evropianin. Ai edhe më herët ka qenë në Kosovë, duke parë punën nga afër me gjyqtarët e basketbollit të Kosovës. Kjo është hera e parë që një Evropian i Divizionit B po organizohet në Prishtinë. Kampionati ka filluar më 3 gusht dhe do të zgjasë deri më 11 gusht.