189 raste, për 24 orë në Emergjencë
09 janar 2019
| 10:55
Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë trajtuar 189 raste për 24 orë.
35 pacientë kanë marrë shërbimet e nevojshme mjekësore në dhomën e reanimimit, 44 persona i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike.
Gjatë kësaj kohe, kishte edhe 67 raste internistike dhe 27 ortopedike, raporton “Epoka e re”.
Si pasojë e aksidenteve në trafik, 8 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Për trajtim të mëtutjeshëm, në klinikat e QKUK-së janë pranuar 34 pacientë.