19 526 të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit

05 shtator 2021 | 15:16

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë vaksinuar kundër Covid-19 mbi 19 500 qytetarë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 19 526 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922 623 doza të vaksinës.  Deri më sot 307 467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…