
19 ilaçet mjekësore që nuk e prishin agjërimin
12 maj 2020
| 10:00
Në këtë artikull keni 19 ilaçet mjekësore që nuk e prishin agjërimin gjatë Ramazanit.
- Pikat e syrit, pikat e veshit, pastrimi i veshit, pikat e hundës, inhalimi që merret
nëpërmjet hundës, nëse evitohet përpirja e asaj që arrin në fyt. - Hapet që përdoren nën gjuhë gjatë problemeve të zemrës, nëse evitohet përpirja
e sasisë që arrin në fyt.1 - Supositorët, pastrimet dhe incizimet (kolposkopia) vaginale.
- Incizimi i brendshëm i mitrës (histeoskopia).
- Gypi (katetra), aparati (uretroskopi), lëngu që përdoret për rrezet rentgen dhe
ilaqet, të cilat futen në kanalin urinor të mashkullit apo femrës. - Injeksionet që ipen në lëkurë, muskuj dhe venë, me përjashtim të atyre që janë
ushqyese. - Gazi i oksigjenit.
- Gazrat e anestezionit, nëse të sëmurit nuk i ipen materie të lëngta ushqyese.
- Ajo që hyn në trup nëpërmjet lëkurës siq janë yndyrërat, pomadat, kremërat
medicinale. - Futja e gypit (katetrës) në arterie për incizimin e enëve të zemrës apo organeve
tjera. - Futja e aparatit për incizim nëpërmjet murit të barkut për ekzaminim të organeve
apo për operim. - Marrja e një cope të mëlçisë apo organeve tjera, nëse kjo nuk shoqërohet me
përdorimin e ndonjë materie. - Incizimi i brendshëm i lukthit (gastroskopia), nëse gjatë saj nuk përdoret ndonjë
lëng apo materie tjetër. - Futja e çdo mjeti apo materie medicinale në tru apo në palcën kurrizore.
- Të vjellurit e paqëllimtë.
- Dhënia e gjakut për analizë.
- Anestezioni për dhëmbë, patrimi, mbushja apo nxjerrja e tij.
- Përdorimi i insulinës.
- Mjeku musliman duhet t’i këshilloj pacientët që veprimet e cekura më lartë të
shtyhen për më vonë, nëse kjo nuk sjell ndonjë dëm në shëndetin e tij.