
19 mijë dollarë për një tufë flokësh të Beethovenit
13 qershor 2019
| 11:47
Shtëpia e ankandit “Sotheby” planifikon ta shesë një tufë flokësh të Ludwig van Beethoven, të cilin vetë kompozitori gjerman i preu dhe ia dha një miku pianist në vitin 1826. Flokët priten të shkojnë në ankand për 19 mijë dollarë. Por, drejtori i librave dhe dorëshkrimeve në “Sotheby”, Simon Maguire, ka thënë se tufa e flokëve mund të shitet më shumë se 19 000 dollarë.