19 mijë e 519 raste aktive me Covid në Kosovë
25 janar 2022
| 08:30
Në Kosovë aktualisht janë 19 mijë e 519 raste aktive me Covid.
Gjatë 24 orëve të kaluara dy persona, njëri i moshës 20-29 vjeç, e humbën betejën me këtë sëmundje, ndërkaq u regjistruan edhe dy mijë e 243 raste pozitive.
Janë shëruar 465 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161 mijë e 170.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.747841 doza të vaksinës.
Deri më sot 801 mijë e 524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërkaq janë dhënë 44 mijë e 143 doza përforcuese dhe 12 mijë e 200 doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.