19 orë nën rrënoja, shpëtohet Klajdi Qato
27 nëntor 2019
| 09:26
Pas më shumë se 19 orësh nën rrënoja, Klajdi Qato është nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës.
Qato u dërgua për në spital që të marrë ndihmën e duhur mjekësore.
Operacioni u zhvillua nga bashkëpunimi mes ekipeve shqiptare dhe greke të kërkim shpëtimit.
Finalizimi i këtij operacioni të gjatë gëzoi anëtarët e ekipeve të shpëtimit dhe qytetarët që ndodhën në vendngjarje në Thumanë.