19 pacientë me Covid po marrin trajtim mjekësor
06 mars 2022
| 10:43
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 35 pacientë, 19 pacientë të konfirmuar me Covid-19, 16 të tjerë të negativizuar, post-Covid-19.
Me oksigjeno-terapi 22 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 3 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 18 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 6 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë