19 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës, dy në gjendje të rëndë
11 qershor 2021
| 09:50
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës 19 pacientë po trajtohen për koronavirus. Spitali njofton se 10 prej tyre janë në oksigjenoterapi ndërsa 2 në gjendje më të rëndë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të enjten se janë regjistruar 11 raste të reja me Covid-19, 1 vdekje dhe 109 të shëruar. Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 2.248 raste të vdekjes, 107.544 të infektuar, 104.563 të shëruar dhe mbi 636 të testuar.