19 policëve të arrestuar në veri u caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh

28 maj 2019 | 14:21

Policëve të arrestuar në aksionin e sotëm në veri të Mitrovicës u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Kështu kanë bërë me dije Policia e Kosovës gjatë një konference për medie. Të arrestuar në këtë aksion janë 19 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Punonjësit e policisë dyshohen për vepra penale, si kontrabandim, keqpërdorim, dhënie e ryshfetit. Në 12 lokacione janë arrestuar 19 policë. Janë konfiskuar si armë pajisje teknologjike dhe një sasi parash. Zyrtaret e arrestuar janë ndaluar për 48 orë dhe janë suspenduar”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, sot…