19 raste të reja me Covid, 21 të shëruar dhe 121 të vaksinuar

21 prill 2022 | 15:00

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 21 persona.

Po ashtu, MSh-ja ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë  121 doza të vaksinës kundër Covidit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.992 doza të vaksinës. Deri më sot 821.612 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.042 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 879 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.349. Në total numri i rasteve aktive është 434”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo ka kohë që është larg skenës dhe nuk ka…