19 raste të reja me Covid dhe 126 të vaksinuar

28 prill 2022 | 15:01

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të  fundit në Kosovë janë raportuar 19 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 16 persona.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë  126 doza të vaksinës kundër Covidit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.885 doza të vaksinës. Deri më sot 821.946 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.385 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 723 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.470. Në total numri i rasteve aktive është 415”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka…