19-shi i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, kërkon votën e qytetarëve (Video)
20 janar 2025
| 11:50
Kandidati për deputet në koalicionin AAK, Nisma, Konservatorët, Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal, Shemsedin Dreshaj me 40 vjet përvojë në shëndetësi e arsim, nëpërmjet një video të shpërndarë në “Facebook” ka kërkuar votën e qytetarëve për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Qytetarë të nderuar votoni të diturit, të dëshmuarit, përkushtuarit dhe guximshmit. Votene listën e fitores, listën e AAK-së me numër 137, votoni numrin 19”, ka thënë Dreshaj.