19-shi i PDK-së, Fadil Demaku: Të bashkohemi për një Kosovë më të mirë!

20 dhjetor 2024 | 21:01

Fadil Demaku, kandidati me numër 19 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, ka shprehur mirënjohjen dhe përgjegjësinë e tij për të përfaqësuar qytetarët në Kuvendin e Kosovës.

“Me ndjenjë të lartë përgjegjësie, kam nderin të jem kandidat për Kuvendin e Kosovës, në listën e PDK-së, të udhëhequr nga kandidati ynë për Kryeministër, z. Bedri Hamza. Jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen dhe besimin tuaj”, ka theksuar Demaku.

Ai ka ftuar qytetarët të bashkohen në këtë mision për një Kosovë më të drejtë dhe më të fortë.

#PDK #MaMire #19

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barbara Leaf, zyrtare e lartë amerikane për Lindjen e Mesme,…