19 të vdekur dhe 27 raste të reja me Covid në Maqedoni të Veriut
17 maj 2021
| 17:29
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 19 raste të vdekjes dhe 27 raste mostra kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 192 pacientë.
Nga 757 mijë e 794 testime të bëra që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut, 154 mijë e 725 persona kanë rezultuar pozitivë, 146 mijë e 42 janë shëruar, 5 mijë e 230 kanë vdekur nga virusi dhe vazhdojnë të mbesin edhe 3 mijë e 452 raste aktive.