19 të vdekur dhe 703 raste të reja me Covid në Kosovë
09 shtator 2021
| 15:00
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 10, 851 testime, 703 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 2,255 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 131, 930.
Në total numri i rasteve aktive është 20,652.