19 të vdekur dhe 982 raste të reja në Maqedoni
12 dhjetor 2020
| 23:14
Ministria e Shëndetësisë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar edhe 19 viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen Covid-19.
Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, nga testimi i 2.805 mostrave janë regjistruar edhe 982 persona të infektuar me koronavirus.
Nga sëmundja janë shëruar 556 pacientë ndërsa raste aktive janë 2203.
Që nga fillimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 73.025 të prekur nga sëmundja Covid-19, prej tyre 2096 kanë vdekur ndërsa 48.726 janë shëruar.