19 të vdekur nga Covidi dhe 279 raste të reja në Kosovë
17 shtator 2021
| 15:03
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 6.079 testime, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar edhe 1.269 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143.333.
Në total numri i rasteve aktive me Covid është 12.464.